Një person arrestohet pasi me veturën e tij godet një veturë tjetër duke i hedhur jashtë saj dy persona, e më pas sërish me veturë i godet dy personat duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:00, në Fushticë të Poshtme në Drenas.
Tutje në raport bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturë e ka goditur veturën në të cilën ishin dy meshkuj e një femër, duke i hedhur jashtë rrugës, e më pastaj ka goditur edhe viktimat duke ju shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.



Të tjera
Zelensky ripërsërit kërkesën për anëtarësim në NATO: Aleanca do të ishte më e fortë me ne
Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në KFOR
Trump: Marrëdhëniet me Turqinë, më të mira se kurrë më parë