Kjo u bë e ditur pas një takimi në Prishtinë me Zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma.
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA, Xhavit Gashi, e ka cilësuar Kosovën si një partner të vogël, por të besueshëm, në sytë e SHBA-ve.
Ai ka theksuar se ndonëse ka pasur periudha të vështira në marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit, thelbi i politikës amerikane ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar
“Doktrina e Trump është tjetër doktrinë, prandaj edhe kur thashë, gjithsesi, përsëri nuk duhet të kemi frikë se do të ndryshojë rrënjësisht politika amerikane ndaj Kosovës. Edhe ky dialog strategjik mund të riformulohet nga një administratë e re. Pra nuk rrezik që do të ndryshojë thelbësisht. Po pra e dimë nga Marrëveshja e Uashingtonit, pastaj administrata Trump pritet të sikur ka qenë e mëparshmja me ndryshime më transaksionale”, ka thënë Gashi në emisionin Five.
“Ne vazhdojmë të trajtohemi partnerë i vogël por i besueshëm. Pak është lënduar por nuk është shkatërruar. Fatmirësisht, ka pasur shansa të lëndohet, por me këtë sot por edhe me vizita e deklarime nga administrata amerikane, shohim që fatmirësisht nuk është lënduar në një masë që t’i shkaktojë dëme partneritet tonë Kosovë-Amerikën”, ka thënë Gashi.
Të tjera
Lanika Rexhepi siguron medalje, plasohet në finale të Kampionatit Mesdhetar të karatesë
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?