Manchester City e ka kompletuar afrimin e mesfushorit Elliot Anderson nga Nottingham Forest.
23-vjeçari i është bashkuar skuadrës angleze në një marrëveshje rekord mbi 120 milionë euro, duke zgjedhur Cityn para plot rivalëve të interesuar.
Man City përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se Anderson është lojtar i tyre dhe do t’iu bashkohet pas kampanjës në Kupën e Botës.
“Manchester City dhe Nottingham Forest kanë arritur marrëveshje për transferimin e Elliot Anderson”.
“Anderson aktualisht po garon në Kupën e Botës me Anglinë dhe ka kompletuar testet mjekësore. Formalitetet e transferimit do të finalizohet sapo të rikthehet në Angli”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Manchester City and Nottingham Forest have reached an agreement for the transfer of Elliot Anderson.
Read more 🔗 https://t.co/9LdDn5182n pic.twitter.com/pX7HDVXRq9
— Manchester City (@ManCity) July 2, 2026
Ndërkohë, City pritet të shesë disa futbollistë për të bërë disa transferime tjera, me objektivin për të rikthyer titullin e kampionit në Angli.



Të tjera
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë: Samiti i NATO-s do të shënojë një “pikë kthese të rëndësishme” për aleancën
Trump: SHBA-të shpenzojnë më shumë se kushdo tjetër për NATO-n, është qesharake
Kurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”