Mëngjesi i datës 8 janar solli zërin e një fëmije në familjen Selimi.
Pas plot 24 vitesh përpjekje, çifti Selimi bekohen me fëmijën e tyre të parë, vajzën Luna.
Ky moment i shumëpritur është bërë realitet falë përkushtimit dhe trajtimeve të shumta mjekësor.
Bekir Selimi babai i fëmijës, në një rrëfim emocionues për emisionin “Ora Shtatë”, shprehu lumturinë dhe mirënjohjen e tij.
“24 vite janë të gjata për t’i numëruar, por kurrë nuk e kam humbur shpresën. Kam udhëtuar në Tiranë, Maqedoni, Gjermani e 10 vite në Francë për trajtime. Por kurrë nuk jam dorëzuar. Jam i mahnitur po ashtu nga përkushtimi i mjekëve tanë këtu në spitalin e Prishtinës”, tha ai.
“Gjithmonë e kemi ndier mungesën e një fëmije, por kurrë se kemi pasur një fjalë se pse nuk kemi fëmijë.
Luna, mrekullia e parë në këtë familje pas një pritjeje të gjatë, është një simbol shprese dhe force për të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme. VIDEO



Të tjera
Maqedonia e Veriut i fton 8 shqiptarë për ndeshjen e “play-off”-it të Botërorit
Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh
Trajtimi natyral që qetëson dhimbjet e veshit dhe përmirëson dëgjimin