Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka njoftuar se ka vazhduar zbatimin e vendimit të ministrit Armend Muja për lirimin dhe rikthimin në posedim të ligjshëm të pronave të uzurpuara që janë në administrim të Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK).
Sipas komunikatës, sot është liruar prona e MBPZhR-së – Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj të Rugovës, në zbatim të Marrëveshjes së Ndërmjetësimit nr. ND.nr.430/25, të datës 19 dhjetor 2025, e cila është miratuar me aktvendim të Gjykatës Themelore në Pejë.
Ministri Armend Muja ka theksuar se çdo pronë e Institutit Bujqësor të Kosovës që është uzurpuar ose shfrytëzohet pa bazë ligjore do t’i rikthehet posedimit të ligjshëm të Ministrisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përmes procedurave të rregullta ligjore.
MBPZhR bëri të ditur se do të vazhdojë identifikimin, lirimin dhe mbrojtjen e të gjitha pronave në administrimin e saj, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative për menaxhimin e përgjegjshëm të pasurisë publike.
Po ashtu, ministria u ka bërë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të paautorizuar të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës që të respektojnë dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve kompetente, në mënyrë që të mundësohet zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e pasurisë publike.



Të tjera
Paulo Dybala vazhdon me Romën, pranon ulje të madhe page
Gërvalla: Reforma në drejtësi po shkon drejt finalizimit institucional
Përl*eshja e arm@tosur mes dajës dhe nipit: Zbulohet motivi i tentim vr@sjes në Llap