Bedri Hamza, pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së, ka postuar edhe disa prej fotografive të këtij tubimi të madh.
Hamza ka thënë se sonte filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi.
Më 9 shkurt, Hamza u ka kërkuar qytetarëve që të vendosin për Kosovën që mundet ma mirë.
“Sonte filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur. Kosova mundet ma mirë. Dhe, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë ma të mirë.
Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë!
Zgjidhni të ardhmen më 9 shkurt! Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë!
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.



Të tjera
Ushqimet që nuk duhet të vendosen në frigorifer
Pesë ushqimet që ua vështirësojnë gjumin
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve