Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në turneun prestigjioz Qingdao Grand Prix 2026, të zhvilluar në Kinë, duke zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë garës.
Laura e nisi garën me fitore bindëse ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer, të cilën e mposhti me tre Yuko. Në raundin e dytë, ajo vazhdoi formën e shkëlqyer duke triumfuar me Ippon ndaj turkes Ozlem Yildiz.
Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare u ndal nga japonezja Narumi Tanioka, e cila fitoi me Yuko, duke ia mohuar Fazliut mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.
Megjithatë, Laura reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në repasazh, ajo mposhti italianen Thauany David Capanni Dias me Yuko, duke siguruar finalen për medaljen e bronztë.
Në duelin vendimtar, Fazliu tregoi edhe një herë cilësinë e saj, duke triumfuar me Waza-ari ndaj bjelloruses Yana Makretskaya dhe duke e mbyllur turneun me medaljen e bronztë.
Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për Laurën dhe xhudon kosovare në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar edhe një herë se Kosova vazhdon të jetë ndër fuqitë kryesore të këtij sporti.



Të tjera
Tifozja kroate Ivana Knoll surprizon publikun shqiptar, thotë “të dua” në shqip
Pas kritikave, Alban Skënderaj flet për herë të parë për protestat në Shqipëri
Karakteristikat e një nëne perfekte