Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se kryeministrit Albin Kurti një tjetër mandat në krye të Qeverisë i duket “me shly me gomë korrupsionin që e ka bërë këto katër vite”.
“Albin Kurti dje në tubimin e hapjes së fushatës, në Gjakovë paska thënë se, nëse vijnë ata në qeveri, “me laps e shkruajnë zhvillimin dhe me gomë e shlyjnë korrupsionin”. Tash merreni me mend: në vitin 2025, një kryeministër që është në qeveri që katër vite, me 51% të votave – me krejt nivelet e pushtetit, po e kërkon mandatin tjetër për ta shlyer korrupsionin me gomë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
“A e shihni tash për çka i duhet Albinit edhe një mandat? Me shly me gomë korrupsionin që e ka bërë këto katër vite”, tha Bajrami.
“Jo, Albin, Qytetarët në këto zgjedhje do të votojnë për ata që do punojnë, për ata që do ta reformojnë arsimin e shëndetsinë, për ata qo do ta transformojnë Kosovën me projekte të mëdha: në shëndetësi, arsim, energji, sport e kulturë. Për programin që ofron rritje të pagave e pensioneve, që ofron reformë fiskale e ambient me të mirë të biznesit për sektorin privat, e para së gjithash qytetarët do të votojnë për një sistem të drejtësisë, i cili garanton që cep më cep do të kthehen paratë e vjedhura cent më cent. Qytetarët me 9 shkurt do të votojnë për programin me të mirë, për Lidhjën Demokratike të Kosovës.LDK 124
LumirAbdixhiku 1
Hykmete Bajrami 6″.
Të tjera
Edhe Bekë Berisha e votoi Dimal Bashën, tregon arsyet
Ukraina godet një central bërthamor në Rusi
Pas Muratit, dështon edhe Arbërie Nagavci për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit