Koalicioni për Familjen ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim madhështor të mbajtur në Klan Arena.
Sipas njoftimit për media, në këtë aktivitet morën pjesë kandidatët për deputetë, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, liderët dhe përfaqësuesit e koalicionit, qytetarë të shumtë, si dhe mysafiri i veçantë, ambasadori William Walker.
E Fatmir Smajli, lider i koalicionit, ftoi qytetarët të mbështesin këtë kauzë të mbushur me përkushtim dhe dashuri për mbrojtjen e familjes si vlerë thelbësore që e dallon dhe e identifikon shoqërinë shqiptare.
“Ndërkohë, lideri i koalicionit, Eman Rrahmani, e cilësoi familjen si një faktor vendimtar për mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërisë. Ai theksoi përkushtimin e përbashkët për të luftuar dukuritë negative dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët.
Koalicioni për Familjen prezantoi një listë kandidatësh për deputetë me profile të larmishme, të cilët synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndërtimin e një vendi më të mirë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/
Të tjera
Edhe Bekë Berisha e votoi Dimal Bashën, tregon arsyet
Ukraina godet një central bërthamor në Rusi
Pas Muratit, dështon edhe Arbërie Nagavci për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit