Një bisedë mes Drenushës dhe Vullnetit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të deklaratave të saj befasuese.
Në një moment të sinqertë, Drenusha komentoi për dinamikat e lojës dhe ndikimin që ish-partneri i saj, Atilla, do të kishte pasur në rast se do të qëndronte në shtëpi.

Sipas saj, natyra e Atillës do të kishin bërë që loja të ishte shumë më e ashpër dhe e tensionuar.
Megjithatë, Drenusha shtoi se personalisht nuk kishte dëshiruar që Atilla të qëndronte në lojë.
Kjo dëshirë e saj lidhej me përvojat e kaluara jashtë shtëpisë, ku ajo përjetoi momente të vështira gjatë marrëdhënies së tyre.
“Unë nuk dua që ai të jetë këtu”, theksoi Drenusha, duke lënë të kuptohet se prania e Atillës do të sillte jo vetëm një tension të madh brenda shtëpisë, por edhe një sfidë emocionale për të.



Të tjera
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë
’75-shi s’pëbën thjesht një shenjë elektorale, por simbolin e një përfaqësim që kulturën e përjeton si bazament të shoqërisë e të shtetit’
Anulohet vendimi për shkarkimin e u.d. të kryeprokurorit Besim Kelmendi