Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një 18-vjeçar vr*itet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar

Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sot në Gjakovë.

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar se rasti dyshohet se ka ndodhur pas një kacafytjeje.

Sipas tij, përveç viktimës, nga ky rast kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Policia është duke i zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.