Egli dhe Gjesti kanë tërhequr vëmendjen e publikut për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ku janë konsideruar më shumë se shokë.
Egli, që herë pas here e ka cilësuar Gjestin si vëllain e saj, ka pasur një afrimitet të papritur me të, që ka ngjallur shumë komente dhe kritika, sidomos pasi u aludua se ajo kishte pëlqim për Redonin, i cili më pas u largua nga gara.
Ky afrimitet është komentuar edhe nga Redoni, i cili ka lënë një koment nën një postim në Instagram të faqes zyrtare të “BBVA”, ku shkruhej “Je një vëllaçko i vogël, Egli bisedon me Gjestin…”.
Redoni, në mënyrë të thjeshtë, e ka komentuar këtë si “Gjest të kuptoj vëlla”, duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjet.




Të tjera
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë