Orët e para të mëngjesit të sotëm, Xumi i ka kërkuar të gjithë banorëve të shtëpisë së “BBVA” të rrëzojnë nominimin.
Rikujtojmë që Xumi dhe Egli janë të nominuar për këtë javë, një vendim ky i marrë nga banorja pasi kishte rastin të hapte “Kutinë e Pandorës”
Mirëpo, për t’i shpëtuar nominimit, Xumi ka diskutuar me banorët duke “i nxitur” ata të hyjnë të gjithë në tualet, një veprim i patolerueshëm prej produksionit dhe rrjedhimisht do të dënohen të gjithë, duke u munduar kështu të shpëtojë veten prej mundësisë së eliminimit të martën mbrëma.
Por pa sukses! Asnjë prej banorëve nuk pranuan të rrezikojnë veten për rrëzim të nominimit!



Të tjera
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë