Pas hapjes së kutisë së Pandorës, Egli vendosi të dërgojë veten dhe Xumin në nominim kokë më kokë, një veprim që ka shkaktuar shumë polemika brenda dhe jashtë shtëpisë.
Por, ajo që ka bërë bujë është deklarata e saj se, nëse fiton çmimin e madh, 60% të shumës do t’ia japë Xumit.
Ky gjest vjen si një shenjë solidariteti, pasi Xumi po përballet me një situatë tejet të vështirë personale – mamaja e tij vuan nga kanceri në stadin e katërt, dhe paratë janë të domosdoshme për trajtimin e saj.
Të dy konkurrentët tani janë në nominim, dhe rezultati i votimit pritet me padurim, pasi tensionet janë në maksimum.



Të tjera
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë