Rastet me grip po rriten me ritme të shpejta. Mjekët e familjes pohojnë se pacientët e tyre janë të shumtë.
“Ky numër vizitash është në rritje. Kryesisht një pjesë e pacinetëve paraqiten me temperatura të lartë, rezistente 4-5 ditë, dhimbje fyti, teshtima, kollë ngacmuese, të gjitha këto të shoqëruara me fenomene spastike. Vëmë re dhe një pjesë tjetër pacientësh me simptoma më të lehta por me kollë më të fortë dhe dhimbje të muskujve”, tha Xhentiljana Nazaj, mjeke familje në Tiranë.
“Nëse neglizhohen simptomat dhe nuk u jepet rëndësia në kohën e duhur patjetër që mund të përbëjë rrezik”, shtoi mjekja, raporton Euronews Albania.
Një tjetër apel i mjekëve është të bëhet kujdes me përdorimin e barnave qetësues për situatat gripale që merren pa recetën e mjekut.
“Mund të përdoren paketat antigrip të cilat qetësojnë simptomat e para të virozës por marrja e tyre mund të shkojë deri në 4-5 ditët e para sepse pastaj fillojnë simptomat tjera, pra ecuria natyrale e virozave dhe pastaj pacienti paraqitet tek mjeku, që nëse është e nevojshme merret dhe antibiotikë”, theksoi mjekja Nazaj.
Një situatë gripale kalon brenda një jave, por shpesh lë pas kollën. Ndërkohë mjekja rekomandon të bëhet kujdes me higjienën, shmangien e grumbullimeve dhe vaksinimin për të parandaluar infektimin.
Të tjera
Pas Muratit, dështon edhe Arbërie Nagavci për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën t*erorriste Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
As Dimal Basha nuk kalon