Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës në industrinë e qumështit: Po dëmton fermerët dhe konsumatorët

Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës në industrinë e qumështit: Po dëmton fermerët dhe konsumatorët

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në sektorin e qumështit ku inpektoret e AUV kryen inpektime te paparalajmeruara ne qumeshtoren VITA.

Kjo shoqate, ka kërkuar ndalimin e përdorimit të vajit të palmës në fabrikat e përpunimit të qumështit dhe marrjen e masave për mbrojtjen e prodhimit vendor.

Në reagimin e saj, shoqata vlerëson se përdorimi i vajit të palmës po ndikon negativisht në sektorin e qumështit, duke dëmtuar fermerët, konsumatorët dhe skemat mbështetëse të Qeverisë për bujqësinë.

“Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit. Ai është duke i shkatërruar dhe mbyllur fermat vendore, duke e dëmtuar shëndetin e konsumatorëve dhe duke i bërë të pavlefshme skemat e përkrahjes qeveritare”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Qumështoreve.

Sipas shoqatës, edhe përdorimi i qumështit pluhur, së bashku me vajin e palmës, po dëmton rëndë imazhin e produkteve vendore të qumështit dhe po krijon konkurrencë të padrejtë për prodhuesit që përpunojnë qumësht të freskët nga fermerët e Kosovës.

Shoqata ka paraqitur disa kërkesa për institucionet dhe industrinë, duke kërkuar:rumbullimin e qumështit të fermerëve në të gjitha zonat e Kosovës;

  • rikthimin e çmimit të qumështit në nivelin e mëparshëm;
  • ndërprerjen e reduktimeve të pranimit të qumështit pa arsye madhore;
  • eliminimin e vonesave në pagesat ndaj fermerëve, të cilat sipas saj arrijnë deri në 3 deri në 6 muaj.

Shoqata e Qumështoreve thekson se mbështetja e prodhimit vendor dhe garantimi i një tregu të drejtë për fermerët janë të domosdoshme për zhvillimin e sektorit të qumështit në Kosovë.