Neymar nuk mundi t’i mbajë lotët gjatë prezantimit të tij teksa u rikthye tek klubi i fëmijërisë Santosi të premten.
Ylli brazilian u rikthye në vendlindje pas 12 vitesh ku me mijëra tifozë ishin mbledhur për ta mirëpritur ikonën e tyre.
Neymar ‘shpërtheu’ në lot duke folur para turmës, teksa tifozët po këndonin për ‘princin’ e tyre.
Kontrata e 32-vjeçarit me Al-Hilalin u ndërpre më herët gjatë kësaj jave pasi lëndimet ia humbën atij plotë 18 muaj futboll.
“Nga dita e parë, unë tashmë kisha vendosur të rikthehem, i thashë babait tim dhe gjithçka funksionoi”.
“Të gjithë janë të lumtur. Unë jam rikthyer me energji të reja. Që prej se vura këmbën time këtu ndihem sërish si një 17-vjeçar”.
“Jam shumë i lumtur, i emocionuar dhe i etur për të luajtur”, ka thënë Neymar gjatë prezantimit.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit pritet që ta nis periudhën e tij të dytë me Santosin gjatë muajit mars, kur do të nis të luhet kampionati brazilian.



Të tjera
Shqiptarja Suzanna Shkreli shpall kandidaturën për Sekretare të Shtetit në Michigan
Presidentja Osmani ngushëllon familjen Gashi për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit
Trajnerja e njohur Andreja Ojstersek vjen në Kosovë për të udhëhequr kampin për të rinj