Ruben Amorim ka shpjeguar vendimin e tij të çuditshëm për të luajtur me Kobbie Mainoo si sulmues në humbjen që Manchester United e pësoi me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace.
Seria e keqe e rezultateve e ‘Djajve të Kuq’ vazhdoi në ‘Old Trafford’, pasi Jean Philippe Mateta realizoi dy gola pë t’i dhuruar atyre humbjen e shtatë në 11 ndeshjet e fundit.
U prit se Bruno Fernandes, Alejandro Garnacho ose Amad Diallo do të startonin në krye, por ishte në fakt Mainoo që po luante si sulmues.
Kjo taktikë e pazakontë nisi mjaft mirë pasi mesfushori anglez doli në rast dhe goditi shtyllën.
19-vjeçari më pas u zëvendësua nga loja në minutën e 70-të, me Untied që regjistroi vetëm dy goditje në drejtim të portës.
“Më pëlqen Mainoo me topin, ndonjëherë ju keni më shumë hapësirë në fazën e ndërtimit të aksionit”.
“Unë mendoj se ai është një lojtar i mirë sepse mund ta mbajë topin. Ai është shumë i mirë në duelet një për një dhe është kreativ. Ne kishim nevojë për kreativitet në sulm”, përfundoi ai.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit