Pas incidentit të dasmës, banorët kanë filluar të përdorin “lojën” e Gjestit kundër tij, duke e nxjerrë atë në shesh për sjelljen e tij.
Një nga momentet më të tensionuara ishte gjatë një debati mes Aldos dhe Gjestit, ku tensionet arritën kulmin.
Aldo, i revoltuar, i tha Gjestit: “Frikacak o frikacak, jo jo, e dua shoqe”, duke e ngacmuar për sjelljen e tij të dyfishtë, ndaj Eglit.

Gjesti, i nervozuar, iu përgjigj duke thënë: “Unë ta kam bërë lojën, ta kam dridhur”.
Por, Aldo nuk u ndal, duke e tallur më tej me fjalët: “Ia more fytyrën, o vëlla. Mbretereshës sate”, duke e akuzuar për manipulim dhe lojë të paskrupullt.
Gjesti përpiqej të mbante qetësinë, duke i thënë Aldos: “A s’po di të mendosh ndonjë lojë?”.
Tensioni mes banorëve po rritet, dhe tani Gjestit i është dashur të përballet me akuzat dhe kritikat për lojërat e tij, pasi çdo veprim i tij po shikohet nga të gjithë banorët, të cilët nuk janë më të gatshëm të heshtin.



Të tjera
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark
Britania krijon aplikacionin që sheh përmes murit