Zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë nuk duket në horizont edhe dy vjet pas dakordimit të saj. Megjithatë, ky dokument nga njohësit e këtij procesi konsiderohet se mbetet i detyrueshëm për të dyja palët dhe bazë për negociatat e mëtejme për normalizimin e marrëdhënieve dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në shkurt të vitit 2023 kanë arritur marrëveshjen bazë në Bruksel, ndërkaq pas një muaji, më 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ish ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit nuk ka gjetur zbatim deri tani, mirëpo ajo është e obligueshme për palët.
Ai ka shtuar se në bazë të emrave të rinj në Bruksel pret iniciativa konkrete nga ndërmjetësuesit në dialog.



Të tjera
Këto janë 3 shenjat pesimiste të horoskopit
Meshkujve u duhet më shumë kohë për ta marrë veten nga ndarja
Si të largoni erën e keqe të gojës