Një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur ‘Çeli’, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se zjarri në malet e Deçanit është nën kontroll dhe se ekipet po punojë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
“Sipas raporteve të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, në nivel vendi është vërejtur një shtim i zjarreve. Një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur ‘Çeli’, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre. Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë.
Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm