Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish ka refuzuar të flas për konsultimet për formimin e qeverisë së re.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, përsëriti qëndrimin e tij se po presin certifikimin e rezultateve fillimisht, e më pastaj diskutimet për formimin e qeverisë së re.
Lidhur me këtë, Kurti u pyet të hënën pasi mori pjesë në aktivitetin e Agjencisë për Barazi Gjinore, në shënim të 8 marsit – Ditës Ndërkombëtarë të Gruas.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe e katërta sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.
Të tjera
Kurti mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Trajnuese Diakonie, në Mitrovicë
Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”