Nëntëdhjetë shtete dhe organizata janë regjistruar deri më tani për të marrë pjesë në një samit që synon t’i hapë rrugën paqes në Ukrainë, ka thënë të hënën qeveria zvicerane.
Bëhet fjalë për një samit që pritet të mbahet në Zvicër nga 15-16 qershori.
Zvicra në janar ra dakord të organizojë samitin dhe është përpjekur të mbledhë mbështetjen për Ukrainën në mesin e vendeve që kanë marrëdhënie më të mira me Moskën sesa fuqitë kryesore perëndimore.
Por Rusia e ka cilësuar samitin si humbje kohe e Zvicra thotë se nuk e kishte ftuar për të marrë pjesë, sepse sinjalizoi se nuk kishte interes për të marrë pjesë.
Zvicra gjithashtu thekson se Rusia duhet të jetë pjesë e procesit të paqes.
Megjithatë, mungesa e saj ka inkurajuar aleatët e fuqishëm të Moskës, si Kina, të thonë se nuk ka kuptim në bisedimet e paqes nëse Rusia dhe Ukraina nuk marrin pjesë.
Kjo ka shuar pritshmëritë për çdo lloj përparimi të madh në bisedimet që po zhvillohen në Zvicër.
Samiti do të diskutojë fusha me shqetësim të gjerë ndërkombëtar, si nevoja për sigurinë bërthamore dhe ushqimore, lirinë e lundrimit si dhe çështje humanitare, siç janë të burgosurit e luftës, tha ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis.
Të tjera
Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush
Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli
Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe