Familja e Haki Imerit ka reaguar pas vizitës së Hashim Thaçit në Kosovë, i cili kishte ardhur për ta vizituar babain e tij në QKUK.
Përmes një shkrimi në Facebook, ata e quajnë Thaçin kreu i ndërmarrjes së përbashkët kriminale, i cili ka shkuar të derdhë një lot tek shtrati i babait të tij dhe kështu filloi cirku.
“-Gjykata Speciale e Kosovës bëri një gjest tejet fisnik: i dha leje Kreut të ndërmarrjes së përbashkët kriminale të shkojë të derdhë një lot tek shtrati i babait të tij. -Dhe ja ku nis cirku! Karroca e propagandës, e tërhequr nga kuajt e stërvitur të gënjeshtrës, doli në shesh, duke u ankuar me zëra të përvajshëm se Gjykata e Hages është e “padrejtë”! -Nga tendat e errëta të manipulimit, telallet e zakonshëm të propagandës rrotullohen nëpër publik, me buzët lyera deri te veshët, duke qeshur e qarë njëkohësisht.
-Njëri tund një pankartë me mbishkrimin “Padrejtësi e madhe!”, tjetri shkul flokët, ndërsa një tjetër reciton fjalime për komplotin botëror që u paska bërë bashkë kundër heronjve të djeshëm..
-Ne qanim me dhimbje të vërtetë për ata që u vranë , në pusi e në pabesi, nga skuadra e vrasjeve të SHIK-ut.
-Ne nuk qanim për shefat e bandave kriminale, por për të dashurit tanë të prerë në besë”, ka shkruar familja e Haki Imerit në reagimin e tyre.
Tutje, ata thonë se presin drejtësi, gjersa kanë shtuar se karavani i drejtësisë vazhdon të ecë ngadalë, por sigurt drejt finales së madhe.
“-Dhe sot, ndërsa ende presim drejtësi, na duhet të shohim lotët atyre që spiunonin dje për Thaçin e sot qajne dhe shesin lëkurën për të shpëtuar veten…
-Ata që sot hedhin helm nëpër studio televizive dhe psherëtijnë me dramë të stisur, janë të njëjtët që dikur ishin bashkëpunëtorët më besnikë të Thaçit, porse edhe armiqtë e tij më të efektshem…
-Tani, pasi i ka de-maskuar koha , kërkojnë ta shpërlajnë veten nga njollat e tradhtisë, duke aktruar sikur u vjen keq për “shefin” e tyre.
-Por le të mos lodhen kot – se ky film ka mbaruar, dhe publiku e di fundin!
-Ndërkohë, spektakli qesharak vazhdon!
-Horrat e propagandës kërcejnë mbi litarin e gënjeshtrës dhe hedhin tym për të hutuar publikun.
-Karvani i drejtësisë vazhdon të ecë ngadalë, por sigurt, drejt finales së madhe.
-E vërteta mund të vonojë, është provuar te pengohet nga batakçinjtë dhe armiqtë e drejtësisë , por në fund gjithsesi mbërrin.
-Dhe kur të mbërrijë, do të fiken dritat e spektaklit dhe maskat do të bien një nga një…”, përfundon reagimi.



Të tjera
Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Xhudistja Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026