Mikela Shpendi, modelja e njohur nga Tropoja, është e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4.
Pas një jave të mbushur me emocione dhe nominime të forta, publiku vendosi që ajo të largohej nga gara për çmimin e madh.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Mikela u dallua për qetësinë dhe sjelljen e saj të rezervuar.
Ajo qëndroi larg debateve dhe konflikteve që shpeshherë dominuan atmosferën mes banorëve. Megjithëse pati një qëndrim të balancuar dhe u përpoq të krijonte një ambient pozitiv, mungesa e përfshirjes në dinamikat e lojës mund të ketë ndikuar në fatin e saj brenda reality show-t.
Pas eliminimit, Mikela falënderoi publikun për mbështetjen dhe përvojën e saj në këtë eksperiencë unike.
Teksa u përcoll te dera për të dalë, banori i shumëpërfolru Gjesti filloi të qante dhe të aktronte sikur po mërzitej, derisa u zbulua se ishte për shaka dhe filloi të qeshte me të madhe.



Të tjera
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark