Zjarret masive që kanë përfshirë disa zona malore në Kosovë ditëve të fundit po vazhdojnë të jenë një sfidë për zjarrfikësit dhe autoritetet lokale.
Komuna e Kamenicës ka njoftuar se aktualisht vatra aktive zjarri po zhvillohen në territorin e Komunës së Artanës, konkretisht në zonën Gugulloc-Bushincë.
“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm. Disa vatra nuk mund të arrihen, ndaj ka nevojë për shtim të kapaciteteve dhe ndihmë me ekipe të tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se, pavarësisht përhapjes së flakëve, banorët e zonës nuk janë të rrezikuar.
Po ashtu, komuna ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë ndezjen e zjarreve dhe duke raportuar menjëherë çdo rast të dyshimtë.
Për momentin, ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe shuar plotësisht flakët.



Të tjera
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Në Gjakovë e kemi bazën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do ta ndërtojmë edhe fabrikën e municioneve, të parën në Kosovën tonë të lirë e të pavarur
Lu*ftoi Gadafin e riorganizoi ushtrinë, kush është gjenerali libian i vra@ë në Ankara