Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një banesë në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.
Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se rasti është raportuar në orët e mëngjesit nga ekipi mjekësor në Bresje.
Gazeta mëson se viktima është Ismet Imeraj, rreth 45-vjeçar.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sipas familjarëve, i ndjeri kishte qenë përdorues i alkoolit dhe kishte pasur probleme me tensionin.
Ata besojnë se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe kanë refuzuar që trupi i tij të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Me urdhër të Prokurorit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.
Të tjera
Protesata në Chicago pasi Trump kërcënoi me ushtri
Amir Rrahmani do të mungojë në ndeshjen kundër Suedisë
Kriza politike po zgjat për shkak të mospranimit të rezultatit zgjedhor