Debatet mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania 4 vijojnë të jenë të tensionuara, teksa dyshja po përballen me njëri-tjetrin për ndjenjat që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi.
Gjatë spektaklit të së martës, prezantuesi Ledion Liço e pyeti Gjestin nëse i kishte dhënë ndonjë indikacion Eglit që mes tyre mund të kishte diçka më shumë.
Përgjigja e tij ishte e papritur: “Ne me u puth, jemi puthur, me flejt kemi fjetur, por diçka të madhe siç po e bën kjo, nuk i kam premtuar”.
Deklarata shkaktoi habi, ndërsa Gjesti vazhdoi më tej, duke ironizuar pritshmëritë e Eglit: “Tani një prekje që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë aty për aty. S’kam faj unë”.



Të tjera
Shenjat në lëkurë që tregojnë se hamë shumë kripë
Pse është e rëndësishme të flini tetë orë natën?
Çka fshihet pas thënies – si hunda ashtu edhe krenaria?