“70 e ca ditë që rri po me të njëjtat veshje…”/ Stilisti komenton veshjet e banorëve: Gjesti ka stil

I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Niko Komani, i cili ka dhënë mendimin e tij dhe gjithashtu ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë diskutimit me Jonidën, Lein dhe Arbrin ata u ndalën edhe tek veshjet e banorëve përgjatë dy ‘Prime’-eve të fundit dhe jo vetëm…

Për të shtunën dua të them që të preferuarat e mia ishin Ola dhe Rozana.

Por cila nga banoret nuk është se i pëlqeu shumë?

Sipas Niko Komanit a është e justifikueshme që mos të vishesh bukur gjatë ditës në BBV?

Do kritikoja një njeri që ka rreth 70 e ca ditë që rri po me të njëjtat veshje. Është një xhaketë lëkure jeshile, një xhup rozë i Danjës dhe një pellush tip ‘baby pink’ që i kanë bërë telef.

Niko tregoi se sipas tij, Danja, Ola dhe Loredana janë më kuruarat. Po si vishet Gjesti sipas stilistit?

Mendoj se vishej më bukur në fillim të ‘Prime’-eve kur u fut kushte ngjyra dhe printe por tani e zeza, i përsërit veshjet e tij. Stil ka, duke e parë edhe në jetën jashtë.

Kë do të zgjidhte Niko për t’i veshur si stilist?

Loredanën, Olën dhe Danjën.

Po edhe Rozanën dhe Gertën do ta merrja si sfidë edhe për jashtë, do të më duhej të ulesha dhe t’i merrja masat. Dua të di pluset dhe minuset e tyre..