Ditën e djeshme, më 26 marsi, Republika e Kenias ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran.
Kjo është arritur me iniciativën e ish-presidentit Behgjet Pacolli, madje edhe lajmin e dha ai vetë
E për këtë njohje, ka shkruar edhe media ndërkombëtare, Reuters.
“Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, vendi i parë që e ka bërë këtë pas gati pesë vitesh përpjekjesh të ngecura për të fituar njohje të mëtejshme ndërkombëtare”, thotë mediumi.
Deri më tani, Kosova njihet nga më shumë se 110 vende.



Të tjera
Dhimbjet e frikshme të gjoksit që po i ngatërroni me atakun në zemër
Edhe në rigjykim, Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Saradran të Istogut
12 kadetë të FSK-së diplomojnë dhe betohen si oficerë të rinj