Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se janë ankuar sot në Gjykatë Kushtetuese për vendimin e Gjykatës Supreme që ka refuzuar ankesën dhe kërkesën e partisë që drejton Albin Kurti, për anulim të votave me postë dhe përsëritje të procesit të votimit.
Në një komunikatë për media, LVV ka sulmuar Gjykatën Supreme duke thënë se vendimi i tyre është i ndikuar politikisht dhe është vendim absurd.
Reagimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese së bashku edhe me kërkesën për masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes.
Në këto rrethana vendimi në kohë sa më të hershme në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.



Të tjera
41 vjeç dhe bën historinë, goli që theu çdo tabu në Botëror dhe rruga drejt 1000 golave!
Reagime pas dënimit të Bajroviqit, dëshmitarët: S’pamë drejtësi për Masakrën e Staradranit
Dhimbjet e frikshme të gjoksit që po i ngatërroni me atakun në zemër