Halil Geci përmes një shkrimi në Facebook u ka bërë thirrje deputetëve të zgjedhur të Kuvendit që ta votojnë koalicionin fitues LVV-Guxo.
Ai kërkoi nga partitë opozitare që të lënë anash inatet dhe interesat e ngushta personale dhe ta votojnë qeverinë Kurti 3.
Në rast se nuk e bëjnë këtë gjë, Geci paralajmëroi pasoja për partitë opozitare, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
O ju deputetë të zgjedhur të popullit,
Kushdo nga deputetët e zgjedhur që e votojnë qeverinë Kurti 3, përjetësisht do të jetë i nderuar dhe, në syrin e qytetarëve, do të ruhet me respekt dhe kujtim të përjetshëm!
Këshillë për të gjithë ata deputetë që veprojnë me integritet dhe që ndihmojnë në ndërtimin e institucionet që pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve, duke respektuar votën e qytetarëve që u shfaqën në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në ato zgjedhje, kualifikimi i VV-së dhe Lista Guxo fitoi bindshëm – mbi të gjitha partitë opozitare – lëni mënjanë inatet dhe interesat e ngushta personale dhe partiake, dhe ndihmone fituesin që ta ndërton qeverinë se Kosova është mbi të gjitha.
Mos u bëni krah i interesave serbe, se përndryshe do të përballeni me pasoja të rënda. Ruajuni dhe mos gaboni që të përsëritën zgjedhjet e jashtëzakonshme, mos përsëritni gabimin e rrëzimit të kabinetit “Kurti 1” – sepse do t’ju godasë kabineti “Kurti 3”, ma keq se që iu patë goditur “Kurti 1”.



Të tjera
Çfarë duhet të hani për mëngjes, për të qëndruar në formë?
Bashkë na lidh ideali për shërbim ndaj Kosovës
Policia e Kosovës po forcon kapacitetet e mbrojtjes ajrore me njësi dron dhe antidron