Kur sëmundja përhapet, njerëzit mund të përjetojnë një seri të vazhdueshme simptomash që përkeqësohen dita-ditës, më së shpeshti në mëngjes
Ekzistenca e metastazave në trup zbulohet nga disa simptoma të kancerit që tregojnë se kanceri primar është përhapur në pjesë të ndryshme të trupit.
Tri simptoma të kancerit shfaqen në orët e para të mëngjesit
Sipas studimeve të ndryshme, tri simptoma të kancerit kanë më shumë gjasa të shfaqen në orët e para të ditës. Një prej tyre është kryer nga Cancer Research UK, e cila thotë se “lodhja është shumë e zakonshme te njerëzit me kancer dhe shpesh mund të jetë simptoma më shqetësuese”, transmeton Telegrafi.
– Shumë thonë se ky është efekti anësor më shkatërrues nga të gjitha simptomat e kësaj sëmundjeje të rëndë. Dhe lodhja që ndodh për shkak të kancerit mund të prekë një person në shumë mënyra, si fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht – thuhet në një studim të bërë nga Cancer Research UK.
Sipas shkencëtarëve, te personat me kancer lodhja është më së shpeshti rezultat i qelizave kancerogjene që varfërojnë rezervat e trupit të lëndëve ushqyese në mënyrë që të rriten dhe të lulëzojnë. Kjo “vjedhje” e këtyre substancave do të thotë se trupi nuk ka më atë që i nevojitet për të rimbushur veten, gjë që e bën atë jashtëzakonisht të lodhur.
Të përzierat (nauzea) janë pothuajse gjithmonë një shenjë e pranisë së metastazave në trup.
Studimet tregojnë se lodhja mund të jetë më e theksuar te kanceret e gjakut, pasi këto sëmundje e kanë origjinën në palcën e eshtrave. Palca e eshtrave është një përcaktues jetik i ashpërsisë së kancerit, sepse është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithatë, edhe pse lodhja mund të jetë më e theksuar në kanceret e gjakut, ajo është një gjendje e zakonshme në të gjitha llojet e tumoreve.
Të përzierat, si simptomë e kancerit, janë karakteristike në rastin e tumoreve të trurit, tumoreve të mëlçisë dhe tumoreve gastrointestinale. Njerëzit me kancer të avancuar shpesh ndihen shumë të sëmurë dhe kjo gjendje, sipas studiuesve, shkaktohet nga trajtimi i kancerit me kimioterapi ose rrezatim, rritja, përhapja e kancerit, bllokimi i zorrëve ose vendndodhja ku u zhvillua fillimisht tumori.
7 nga 10 persona me kancer të avancuar përjetojnë nauze dhe të vjella
Hulumtimet tregojnë se 7 nga 10 persona me kancer të avancuar përjetojnë nauze dhe të vjella, duke e bërë këtë simptomë një shenjë shumë të zakonshme të përhapjes së kancerit në të gjithë trupin. Megjithatë, studiuesit vërejnë se përzierja mund të jetë një efekt anësor i disa komplikimeve të tjera shëndetësore dhe rrallëherë lidhet me kancerin. Gjithashtu, të vjellat e mëngjesit shpesh interpretohen si një tregues i qartë se sëmundja po përhapet, veçanërisht në rastin e kancerit të gjirit.
– Shenjat që kanceri i gjirit mund të jetë përhapur në tru përfshijnë të përzierat, veçanërisht kur personi i prekur zgjohet në mëngjes. Ky mund të jetë gjithashtu rasti me simptoma të caktuara të tumoreve të trurit, sipas një studimi nga Cancer Research UK.
Metastazat dhe përparimi i kancerit të përshpejtuar nga humbja e një gjeni specifik
Dhimbjet e kokës janë një nga simptomat kryesore të një tumori të trurit, por ka shumë arsye për shfaqjen e dhimbjeve të kokës. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga një tumor i trurit mund të kenë disa karakteristika dalluese – për shembull, ato mund të jenë të rënda dhe të vazhdueshme. Ato mund të përkeqësohen gjatë disa ditëve ose mund të bëhen “më keq në mëngjes”.
Të tjera
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë