Pas shpërthimit me granata dore në zyrat e Postës së Kosovës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Peci ka shkruar se ky incident ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktimë në njerëz.
Ai e cilësoi këtë akt si provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste.
“Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar sulmin me granatë që u bë sot kundër zyrave të Postës së Kosovës në qendrën e këtij qyteti verior. Ky incident, i cili ndodhi në orët e mëngjesit, ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima njerëzore. Peci e ka cilësuar këtë akt si ‘një provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë’ ”, ka shkruar Peci.
Kryetari i Komunës së Zveçanit po ashtu ka thënë se ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët.
“Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, deklaroi Peci.
Ndryshe, sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.
Të tjera
Amir Rrahmani do të mungojë në ndeshjen kundër Suedisë
Kriza politike po zgjat për shkak të mospranimit të rezultatit zgjedhor
Opozita orë e çast në Kushtetuese, sepse i kanë zgjedhur gjyqtarët në kohën e PAN-it