Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdxhiku, ka reaguar pas publikimit të mesazheve në WhatsApp mes anëtarëve të Kryesisë së partisë së tij, ku flitet për manipulimin me vota.
Abdixhiku i ka quajtur këto si “sulme të sinkronizuara ndaj LDK-së”, të cilat, sipas tij, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme.
Ai edhe dërgoi mesazh LVV-së se nuk qeverisin me ta.
“…na thuhet se jemi shërbëtorë të pushtetit, prandaj dhe po i lëmë të qeverisin. Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta!”
E për këtë reagoi veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, duke ‘goditur’ LDK-në se nuk bashkëpunon me LVV, pasi është patericë e PDK-së, përcjell “Bota sot”.
“Krekosja e Lumirit-LVVsë
“Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta!” Po, pasi je PDK patericë, liga e III”, shkruan Bekteshi, përcjell “Bota sot”.
Të tjera
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit
Kjo Serbi nuk ka vend në Bashkimin Evropian