Mesnatën e së martës, me granata dore M-75 u sulmua objekti i Postës së Kosovës në komunën e Zveçanit. Njëra nga granatat shpërtheu në momentin e sulmit nga personat atje ndërsa tjetra në mënyrë të kontrolluar nga Policia e Kosovës. Nga sulmi pati vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Ky monitor që tregon pamjet e kamerës së sigurisë, pritet që t’i identifikojë personat që sulmuan objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.
Sulmuesit u kujdesën që dëmet brenda objektit të jenë të mëdha.
Ata mesnatën e së martës përdorën dy granata dore në drejtim të këtij institucioni.
Njëra nga to që ishte M-75 shpërtheu menjëherë gjatë sulmit.
E tjetra, qëndroi në vendin e ngjarjes deri në ardhjen e zyrtarëve policorë.
Ndërsa, shpërthimi i granatës së dytë është bërë në mënyrë të kontrolluar nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Sipas Elshanit, situata në katër komunat veriore është e qetë mirëpo delikate.
I pari i Zvecanit është i bindur që prapa këtij sulmi janë personat e njëjtë si herët e kaluara.
Në vendin e ngjarjes, dolën edhe zyrtarë të Postës së Kosovës për të parë dëmet.
Këtë veprim si akt kriminal e kanë parë edhe nga ky institucion.
“Ky sulm nuk na zmbrapsë në përkushtimin tonë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të zgjeruar prezencën postare në të gjithë vendin. Njoftojmë qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës. Falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional. Së shpejti edhe zyra postare Zveçan-2 do të rikthehet në shërbim të qytetarëve”, thuhet nga Posta e Kosovës.
Për këtë sulm, nuk ka ende persona të arrestuar.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!