Gjykata e Lartë në Serbi ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i cili u arrestua më 1 korrik nga autoritetet serbe teksa po kthehej në vendlindje.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Selmani është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, në kufirin Kosovë–Serbi, “nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës”.
Megjithatë, në njoftim nuk specifikohet nëse i dyshuari ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Familjarët e Osman Selmanit kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të pavërteta.
Në reagimin e tyre, ata kanë theksuar besimin në pafajësinë e tij dhe kanë kërkuar drejtësi për rastin.
“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah”, thuhet në reagimin e familjes.



Të tjera
Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së
Formacionet zyrtare: Australia – Egjipti
Ulutaş vlerëson kontributin e Letonisë në misionin e KFOR-it