Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar sot për vizitë në Prishtinë. Ai ishte i ftuar nga LDK në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.
Përveç kësaj, Rama u prit në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, por edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, por një takim të tillë nuk e realizoi me homologun e tij, Albin Kurti.
As në agjendën e Ramës por as në të Kurtit, sot nuk figuronte ndonjë takim mes palëve. Si rrjedhojë, duket që përplasja mes tyre është thelluar.
I pyetur në një konferencë se a do të takohet me “Vëllain e vogel” duke iu referuar kryeministrit Albin Kurtit. Rama thotë se vëllain e vogël e ka në Tiranë.
Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit Partizani.
Me bëtë pyetjen me shpresën që do të më fusni në kurth, por jam mësuar më këto”, tha Rama.
Rama ka konfirmuar se nuk do të ketë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, asaj që e drejton ai dhe ajo që drejtohet nga Albin Kurti.
Të tjera
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia