Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik.
Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për Gazetën Express se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.
“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.
Rrethanat e vdekjes janë akoma të paqarta.
“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.
Të tjera
Amir Rrahmani do të mungojë në ndeshjen kundër Suedisë
Kriza politike po zgjat për shkak të mospranimit të rezultatit zgjedhor
Opozita orë e çast në Kushtetuese, sepse i kanë zgjedhur gjyqtarët në kohën e PAN-it