Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të riparimeve të nevojshme si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i fundit.
“Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona,” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Komunës së Zveçanit dhe ambasadori i Gjermanisë kanë dënuar sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan, ku pak pas mesnatës më 1 prill u hodhën dy granata dore.
Më parë në këtë objekt ndodhej Banka Kursimorja e Postës së Serbisë, që u mbyll në maj të vitit të kaluar.
Të tjera
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë
Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova