Trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, ka reaguar pasi është rikthyer në postin e trajnerit te Drenica, duke konfirmuar që do ta drejtojë skuadrën kuqezi drejt Superligës së Kosovës.
Sokoli ishte në krye të Drenicës për disa javë, por pasi kandidoi në zgjedhjet parlamentare, klubi dhe ai u ndanë.
“Gjithmonë i gatshëm për Drenicën! Kam pasur nderin të jem kryetrajner i KF Drenica, por angazhimi im në zgjedhje më ka pamundësuar të jem afër skuadrës në këtë kampionat drejt arritjes së objektivit – rikthimit në Superligë”.
“Kam një obligim moral ndaj sportdashësve dhe votuesve të mi, andaj dua të ju informoj se do të jem deputet i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe gjithmonë do të jem i gatshëm të jap kontributin tim për Drenicën e futbollin! Së bashku me bashkëpuntorët e mi do të udhëheqim Drenicën deri në fund të sezonit – drejt Superligës!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Drenica është lider në Ligën e Parë, grupi A, me katër pikë më shumë se Trepça ‘89 që është e dyta.
Të tjera
U.d. Kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor
Lëngu i bizeleve si trajtim treditor për pastrimin e mëlçisë
Jasharaj thotë se gjendja në shkollat publike nuk është e mjerë, por as shumë e mirë