Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025.
Pas kësaj, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e partive të minoriteteve në Kosovë, në kuadër të procesit për formimin e qeverisë së re.
“Si partia fituese, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe fillimit të afatit kushtetues, kemi përgjegjësinë dhe obligimin e nisjes së konsultimeve politike për formimin e qeverisë së re,” ka deklaruar Kurti.
Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës ka zhvilluar takime me disa prej përfaqësuesve të partive të minoriteteve, përkatësisht me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, si dhe kryetarin e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.
Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin me këto parti gjatë mandatit të kaluar qeverisës, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e tyre.
Ai ka shtuar se ky partneritet do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, me qëllim të avancimit të politikave në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë