Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.
Ai thotë se Kaja Kallas dhe Peter Sorensen janë ndërmjetësuesit e BE-së, dhe se synimi kryesor për të dy është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi ka qenë sfidues edhe për ndërmjetësuesit e kaluar të BE-së, do jetë i tillë edhe për Kaja Kallas dhe Peter Sorensen. Që nga fillimi formal i dialogut nga viti 2011 të negociuar nga BE-ja, në tavolinë ishin tri çështje kryesore:
bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit;
liria e lëvizjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës; dhe
harmonizimin e ligjeve kombëtare”, u shpreh ai.
Më tej, njohësi i çështjeve ndërkombëtare thotë që nga negociatat mes dy palëve u sollën disa rezultate në letër mirëpo që dy çështje kryesore kanë mbetur të pazgjidhura.
“Shtatë muaj negociata sollën disa rezultate në letër, duke përfshirë fundin e embargos tregtare, njohjen nga Beogradi të vulave doganore të Prishtinës dhe ndarjen e të dhënave të regjistrit të tokës dhe dokumenteve në lidhje me lindjet, vdekjet dhe martesat në Kosovë.
Megjithatë, dy çështje kyçe mbetën të pazgjidhura:
njohja nga Beogradi e sovranitetit të Kosovës dhe
themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, shpjegon njohësi.
Shabani tutje shprehet skeptik nëse mund të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi.
“Dialogu Beograd-Prishtinë u ngri në nëntor të vitit 2018 kur qeveria e Kosovës vendosi një tarifë 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ndërkohë, dialogu Beograd-Prishtinë pa një kthesë pozitive më 27 shkurt 2023, Marrëveshja 11-pikëshe e Brukselit përcaktoi angazhimet specifike që Serbia dhe Kosova duhet të respektojnë. Edhe pse teksti nuk u nënshkrua, ai u bë i detyrueshëm përmes marrëveshjes për aneksin e zbatimit të arritur gjatë takimit në Ohër (Maqedonia e Veriut) më 18 mars. Të dy marrëveshjet u bënë pjesë integrale e rrugëve drejt anëtarësimit në BE për të dyja vendet.
Beogradi vazhdon t’u paguajë paga, pensione dhe përfitime në dinarë shumë serbëve etnikë në rajon, ndërsa Prishtina shtyn për sovranitet të plotë mbi Kosovën veriore. Në këtë kontekst, është e vështirë të pritet përparim në dialogun Beograd-Prishtinë, por sërish mbetet të shqyrtohet mjeshtëria diplomatike e përfaqësuesve nga BE-ja që do ndërmjetësojnë në këtë ngatërresë disavjeçare të rajonit”, përfundoi njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Amir Shabani.
Të tjera
Pastroni mushkëritë duke përdorur këto tre ushqime natyrale
Su*lmet e fundit të Iz*raelit ndaj vendeve të rajonit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke