Sot gjatë kontrollit të rregullt nga rojet e peshkimit në Liqenin e Badovcit, është hasur një person duke peshkuar i cili kishte me vete një armë në brez, i cili është arrestuar në Graçanicë.
Federata e Peshkatarëve Sportiv ka njoftuar se personi në fjalë e ka nxjerrë armën nga brezi me qëllim që të frikësojë dhe të kanosë rojën e FPSRK-së.
“Pas këtij veprimi, personi është larguar nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të Kryetarit të FPSRK-së me Policinë e Kosovës, është bërë e mundur identifikimi dhe ndalimi i tij”.
“Pas intervenimit të Policisë së Kosovës, personi është arrestuar në hyrje të Graçanicës. FPSRK shpreh falënderim dhe mirënjohje për Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin në këtë rast.”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.




Të tjera
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Të rinjtë preferojnë të shikojnë TV-në me titra
Bie fasada nga një ndërtesë e objektit banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente