Tashmë janë zbuluar disa nga yjet e famshëm që do të performojnë në Sunny Hill Festival.
Black Coffe, Burnaboy, Martinez Brothers – janë vetëm disa nga artistët e famshëm që do të vijnë në Kosovë.
Bëhet fjalë për William Sami Etienne Grigahcine, i njohur për publikun me emrin artistik DJ Snake.
Ai ka të realizuar disa bashkëpunime, në mesin e tyre: “Lean On” në bashkëpunim me Major Lazer, “Loco Contigo” me J Balvin e Tyga, “Let Me Love You” me Justin Bieber etj.
Sunny Hill rikthehet sivjet me lokacion të ri në datat, nga 25 deri më 28 korrik.
Pritet të shihet se çfarë ka rezervuar sivjet ky koncert pas një mungese prej dy vitesh.



Të tjera
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drejtë
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
Botërori 2026, Anglia përgatitet për temperaturat e larta me teknologji të veçantë