Spiropali: Njohja nga Siria, hap i rëndësishëm në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës

Protestat masive/ Spiropali i ‘kthen shpinën’ Ramës: Fazë e re historike

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen për çështjen e Zvërnecit, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një “Marrëveshje të re për Shqipërinë”, përcjell KosovaPost.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Spiropali thotë se ka ardhur momenti për një qasje të re politike dhe institucionale, ku sipas saj “shteti duhet të jetë më i madh se pushteti dhe institucionet më të forta se ata që i ushtrojnë”.

“Çka duhet bërë sot është një marrëveshje e re për Shqipërinë. Çdo epokë ka pyetjen e vet themelore. Për shumë vite pyetja e Shqipërisë ishte si të ndërtonte shtetin. Sot pyetja është tjetër: si ta bëjë shtetin më të madh se pushteti dhe institucionin më të fortë se ai që e ushtron pushtetin”, shkruan Spiropali.

Sipas saj, Shqipëria ndodhet në një fazë të re historike, ku sfida kryesore nuk është më ndërtimi i shtetit, por kufizimi i pushtetit dhe forcimi i kontrollit institucional.