Për të mbajtur gjallë marrëdhënien tuaj sentimentale do të mjaftonte të praktikoni atë që së fundmi rekomandon studimi, “divorcin e gjumit”. Dhe sipas këtij studimi kjo teknikë, na lejon për të pasur një marrëdhënie dashurie të qëndrueshme dhe të shëndetshme
Me kalimin e viteve, njerëzit zhvillojnë tipare të ndryshme, shpeshherë të ngjashme por dhe shumë individuale që sido që të jetë rasti, ato mund të bëhen pengesë dhe të kthehen në bezdi në rutinën e përditshme të secilit nga partnerët.
Kjo nuk ka të bëjë me mungesën apo humbjen e dashurisë për tjetrin por me kalimin e viteve, bashkëjetesa kthehet në një stil jetese që për gjithsecilin nga ne pritet të na ofrojë ngrohtësi, rehati dhe të ndjehesh mirë nën lëkurën tënde.
Sikurse marrëdhënia nuk është në shkëndijat e para të saj ku pasioni, ndjenja e dashuria janë në lulëzimin e tyre dhe gjithçka e partnerit, sjelljet, vese, tipare të veçanta etj., konsiderohen të këndshme dhe të pranueshme, me kalimin e viteve, shfaqja e disa veseve që vijnë me moshën fillojnë të kthehen në bezdi duke na shkaktuar parehati. Si psh, një frymëmarrje e fortë, lëvizjet e shpeshta në gjumë, të zgjohesh e të shkosh shpesh në tualet, njëri nga partnerët e do dhomën më të freskët ku tjetri ka ftohtë e do më shumë jorgan mbi supe etj., mund të shkaktojnë mungesë dhe cilësi jo të mirë gjumi. Pikërisht në këtë moment, çiftet praktikojnë “divorcin e gjumit”.
Të fjeturit në dhoma dhe krevate të ndara, nuk përbën një dukuri shumë intime dhe sensuale dhe shpeshherë është e lidhur me një traditë të vjetër dhe një dukuri e një brezi më të vjetër. Por studimi ka konfirmuar se 43% e çifteve të këtij mijëvjeçari kanë adoptuar këtë praktikë në SHBA.
Historia ka treguar se Mbretëresha e Anglisë, Elisabeta II dhe Princi Filip kanë fjetur në dhoma të ndara përgjatë gjithë martesës së tyre, martesë e cila jetoi në fakt për shumë gjatë. Në kohët e sotme moderne, dukuria e “Divorcit të gjumit” është bërë e zakonshme dhe po praktikohet gjithnjë e më shumë nga çiftet në mbarë botën.
Por a është e vlefshme një metodë e tillë për të mbajtur një marrëdhënie dashurie? Një studim i kryer në vitin 2016 ka treguar se problemet e gjumit ishin gjithmonë të lidhura me problemet mes tyre, citon Living.
“Pas një nate me gjumë të keq, ne jemi më pak të qëndrueshëm emocionalisht” – konfirmon Allie Hare, specialist në mjekësinë e gjumit.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës