Dy shtetas kosovarë, F.H. dhe M.Gj., janë ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, pas arrestimit të tyre nga autoritetet gjermane në bazë të urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit në Facebook nga Policia, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 3 korrik 2026.
Të dyshuarit kërkoheshin përmes INTERPOL-it, pasi dyshohet se ishin përfshirë në vepra të ndryshme penale, ku njëri prej tyre dyshohet për “Mashtrim”, ndërsa tjetri për “Shtytje në vrasje të rëndë”.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane. Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës, përkatësisht Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thotë PK.



Të tjera
Ekstradohen dy kosovarë nga Gjermania, ishin në kërkim ndërkombëtar
Konjufca vizitë në Nigeri: Kosova pret me padurim të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve
Pse nuk po avancoheni në detyrë?