Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në fshatin Mjak të Vitisë, ku në të ka pasur mallra kontrabandë.
Në të Policia ka gjetur mallra pa dokumentacionin përkatës, ku përfshiheshin këpucë e veshje sportive.
“Është ndaluar një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive.



Të tjera
Zelensky ripërsërit kërkesën për anëtarësim në NATO: Aleanca do të ishte më e fortë me ne
Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në KFOR
Trump: Marrëdhëniet me Turqinë, më të mira se kurrë më parë