Publicisti, Kim Mehmeti në një intervistë, ka folur për suksesin dhe dështimin më të madh të Qeverisë Kurti gjatë katër viteve.
Mehmeti ka deklaruar se suksesi më i madh i qeverisë së Albin Kurtit është rikthimi i dinjitetit të popullit shqiptar.
Sipas tij para Kurtit kishte drejtues shtetesh që thonin vetëm po dhe asnjëherë jo.
“Mund të jeni popull i vogël edhe popull i varfër mirëpo ka diçka që edhe kur jeni i varfër edhe kur jeni i vogël nuk shitet e nuk jepet ajo është dinjiteti. Mua më pengonte ajo që nga pak ne u bëmë popull me drejtues shtetesh që nuk dinë të thonë jo edhe që thonë vetëm po, e shkaku i kësaj unë thoja edhe them që kryeministri në detyrë Albin Kurti e ktheu pak këtë dinjitet. Ai tha ju mund të më detyroni të bëj çfarë të doni por popullin tim kjo nuk është e mirë, të paktën këtë thuaje që këtë për popullin tim unë nuk mundem ta pranoj a ju mund të më detyroni që edhe Prishtinën t’ia jap dikujt por kjo s’do të thotë unë të them po, edhe nuk them po. E pra kjo duhej të kthehej pak në politikën tonë”, ka deklaruar Mehmeti.
Të tjera
Osmani në ‘shënjestër’ shkak i Kurtit dhe sulmeve ndaj Listës Serbe, opinionisti zbërthen prapaskenat
Unë angazhohem për Drenasin kampion
“Liria ka Emër”, përfundon protesta në Hagë